Egli Tako prek zemrat me rrëfimin e saj: Pas ekranit fshihet një histori që pak e dinë

E ftuar në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka bërë një rrëfim të rrallë dhe personal, duke folur për përvojën e saj në “Big Brother VIP”, marrëdhëniet, dashurinë dhe mënyrën se si ka ndryshuar këndvështrimi i saj për jetën, transmeton Raporto24.

Egli u shpreh se vetëm dikush që e ka përjetuar nga afër një eksperiencë të tillë mund ta kuptojë realisht çfarë ndodh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tregoi ajo, duke kujtuar momentet e vështira emocionale dhe presionin e madh të të qenit vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut.

Ajo foli edhe për lidhjen dhe besnikërinë ndaj personit që kishte në krah, duke theksuar se kur merr një vendim emocional, qëndron e bindur pas tij, pavarësisht kritikave apo gjykimeve që mund të marrë nga jashtë.

Gjatë bisedës, Egli ndau edhe mendimet e saj për dashurinë moderne, duke kritikuar mungesën e kohës dhe përkushtimit në marrëdhëniet e sotme.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën”, u shpreh ajo, duke shtuar se në një lidhje vajza duhet të ndihet e përkëdhelur dhe e vlerësuar, ndërsa kjo duhet të jetë diçka që partneri e dëshiron dhe e pranon.

Egli foli gjithashtu për mënyrën se si disa persona përpiqen të krijojnë përshtypje përmes luksit dhe materializmit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të bazuar te ndjenjat dhe kujdesi i sinqertë.

Ndërkohë, ajo zbuloi edhe një ndryshim në pamjen e saj fizike, duke treguar se ka zgjedhur të largohet nga forma shumë muskuloze që kishte krijuar përmes palestrës.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha Egli.

Në fund, duke folur për jetën sentimentale, ajo pranoi se i mungon të ketë një partner pranë, veçanërisht në fundjavë, por theksoi se nuk do të pranonte një marrëdhënie që nuk i sjell lumturi dhe qetësi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU