Ejup Maqedonci kujton heroin Agron Rrahmani: “Ishte komandanti im i parë”

Sot janë bërë 28 vjet nga rënia heroike e heroit Agron Rrahmani në përballje me forcat serbe në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe komandantin e tij të parë përmes një postimi emocional në Facebook.

Maqedonci ka shkruar se Agron Rrahmani ishte komandanti i tij i parë në fillet e luftës çlirimtare, si pjesë e njësitit gueril “Rexhep Mala”.

Ai ka rikujtuar se në atë periudhë nofka e Agron Rrahmanit ishte “Naseri”, ndërsa e tij “Agroni”, duke theksuar lidhjen dhe rrugëtimin e përbashkët në vitet më të vështira të rezistencës.

Sipas Maqedoncit, vrasja e Agron Rrahmanit më 12 maj 1998 kishte ardhur vetëm pak ditë pas vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Bahri Fazliut, humbje që, siç shprehet ai, “ua kishin thyer krahët” luftëtarëve të asaj kohe.shkruan Maqedonci trasmeton Raporto24

Ai po ashtu kujtoi se guerilja e Prishtinës ishte emërtuar “BIA”, nga nistoret e emrave Bahri, Ilir dhe Agron.

Në fund të postimit, ministri Maqedonci ka bërë homazhe për heroin Agron Rrahmani dhe të gjithë dëshmorët e lirisë së Kosovës, duke thënë: “Lavdi Agron Rrahmanit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës!”/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU