Elijona “shkundi” Sephorën për 60 sekonda, Klodi përfundon me fature që i kushtoi …

Një video e publikuar nga Klodi dhe Elijona ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi një sfidë e thjeshtë për blerje u shndërrua në një moment plot të papritura, transmeton Raporto24.

Gjithçka nisi kur Klodi i vendosi Elijonës një sfidë: ajo kishte vetëm 60 sekonda kohë për të marrë nga raftet e Sephorës çdo produkt që dëshironte, ndërsa ai premtoi se do ta paguante të gjithë faturën. Me nisjen e kronometrit, Elijona nuk humbi asnjë sekondë, duke mbledhur me shpejtësi produktet e saj të preferuara.

Kur koha përfundoi, Klodi u duk i qetë, pasi shporta nuk dukej e mbushur aq sa të sillte një faturë marramendëse. Megjithatë, në momentin e pagesës, ekrani i arkës tregoi një shumë prej 150 eurosh, duke e lënë atë të befasuar.

Situata u bë edhe më interesante kur punëtorja e arkës ndërhyri në bisedë dhe, duke iu drejtuar Klodit në anglisht, i tha: “Ke një vajzë të bukur, mendoj se ajo meriton më shumë.” Komenti shkaktoi të qeshura dhe e la Klodin pa një përgjigje të menjëhershme.

Por historia nuk përfundoi aty. Në fund të videos, Elijona zbuloi se, pasi kishte mbaruar sfida, kishte shtuar fshehurazi edhe dy produkte të tjera nga marka Charlotte Tilbury, me vlerë rreth 140 euro.

Në fund, sfida që nisi si një lojë argëtuese u mbyll me një faturë totale prej 290 eurosh. Ndërsa Klodi e priti gjithçka me humor, Elijona u largua nga Sephora më se e lumtur me blerjet e saj.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU