Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka habitur me sinqeritetin e tij gjatë një interviste në Andale Media, ku u përball me disa sfida dhe pyetje që nuk ishin aspak të zakonshme, shkruan Raporto24.
Njëra prej tyre kishte të bënte me vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie seksuale. Ndërsa shumë të ftuar zgjedhin të shmangin përgjigjen duke pranuar sfidën e ngrënies së specit djegës, Miri vendosi të flasë hapur.
Ai u shpreh se nuk e kupton pse njerëzit i shmangen pyetjeve të tilla, duke theksuar se nuk ka arsye për komplekse kur bëhet fjalë për përvoja personale.
Në fund, këngëtari zbuloi se vendi më i çuditshëm për të ka qenë makina, duke e dhënë përgjigjen me sportivitet dhe pa ngurrim, gjë që shkaktoi reagime dhe komente në studio.


