Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, po kalon disa ditë relaksi në bregdetin turk, por janë fotografitë e fundit ato që kanë bërë më së shumti bujë në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Me një paraqitje plot hijeshi, stil dhe elegancë, Adrola është shfaqur pranë detit, duke vënë në pah linjat e saj të kuruara dhe sharmin që e karakterizon.
Pamjet e publikuara kanë marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për bukurinë e saj natyrale dhe paraqitjen mbresëlënëse.
Edhe këtë herë, Adrola dëshmon se mbetet një nga modelet më të komentuara dhe më të pëlqyera të estradës shqiptare, ndërsa çdo postim i saj arrin të tërheqë menjëherë vëmendjen e publikut.




