DJ dhe producenti i njohur turk, Mahmut Orhan, ka mbajtur një koncert të madh në AMC Hall në Prishtinë, ku mblodhi qindra adhurues të muzikës elektronike, shkruan Raporto24.
Gjatë performancës së tij, artisti krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa publiku e shoqëroi me duartrokitje dhe energji të pandërprerë gjatë gjithë mbrëmjes.
Një nga momentet që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte kur Mahmut Orhan lëshoi hitin “Si Ai” të reperes kosovare Tayna. Kënga u prit me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët e kënduan në njëzëri.
Ky moment u shpërnda gjerësisht edhe në rrjetet sociale, duke marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët e vlerësuan përzgjedhjen e artistit turk për të përfshirë një hit shqiptar në performancën e tij në kryeqytet.


