Fjolla Morina: Jam e bukur edhe me filtra edhe pa filtra

Kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media e shtypin rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila mori vëmendje me disa deklarata e po ashtu edhe akuza kundrejt disa personave të tjerë, të cilat i ka shpalosur në rrjete sociale.

Sidoqoftë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale e të ndajë imazhe e video nga më të ndryshmet.

Së fundmi ka publikuar disa video nga makina, ku thekson se ka vendosur që të mos vë më filtra.

Artistja shqiptare në disa raste e afron kamerën në fytyrë për të treguar se si në të vërtetë duket, pa ndonjë kompleks.

Jam e bukur edhe me filtra edhe pa filtra”, tha ajo

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU