Pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjenin trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur në liqenin e Batllavës.
Viktima është identifikuar si Lirim Ruhani, rreth 25 vjeç.
Operacioni i kërkimit është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës, të cilat kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë kohës deri në gjetjen e trupit.


