​Gara shpejtësie në Prishtinë, Policia ndëshkon dy shoferë me nga 500 euro gjobë

Dy drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, pasi u identifikuan duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, pas identifikimit të kundërvajtësve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e parapara me legjislacionin në fuqi. Secili prej drejtuesve është gjobitur me 500 euro, i është shqiptuar ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj dhe i janë regjistruar 5 pikë negative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU