Gazetari Besnik Krasniqi: Policia nuk duhet të përdoret për frikësim në Skenderaj

Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Kosovës në Skenderaj, duke kërkuar transparencë dhe shmangie të tensioneve.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se policia nuk duhet të përdoret “për të bërë filma” dhe as “për t’ua fyer inteligjencën qytetarëve”.
Sipas tij, nëse ekziston urdhër për arrestimin e Sami Lushtaku për mosparaqitje ndaj ftesës së Prokurorisë, atëherë ai duhet të bëhet publik dhe të zbatohet.
“Por, nëse nuk ka urdhër, atëherë ka synim për frikësim”, ka shkruar Krasniqi.
Ai gjithashtu e ka quajtur “arsim banal” deklarimin se Njësia Speciale është dërguar për patrullim të automjeteve me regjistrim të skaduar, duke shtuar se kjo vetëm sa rrit tensionet në orët e vona.
Në fund, gazetari ka bërë thirrje për shtensionim të situatës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU