​Haxhiu numëron minutat deri “në zgjedhjet e reja”, pret opozitën të futen në sallë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha në hyrje të seancës e cila nisi në ora 23 e 15 minuta tha deputetët ndodhen në minutat e fundit të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës.

“Siç po e shihni jemi në minutat e fundit të zgjedhje së presidentit të Kosovës apo thënë më saktë në minutat e fundit të kësaj legjislature të 10-të të Kuvendit të Kosovës. Edhe përkundër thirrjes së vazhdueshme edhe në seancën e filluar dje edhe në seancat e sotme pra thirrjet që deputetët e Kuvendit të jenë të pranishëm në seancë të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Deputetët u panë në humor të ndryshëm gjatë këtyre momenteve.

Pati të atillë që u fotografuan, mbase për të mbajtur kujtimet e fundit nga kjo legjislaturë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU