No menu items!

Kelmendi: Tek unë nuk ka pagë nën 380 euro, plus mëngjesi dhe sigurimi shëndetësor

Një ndër biznesmenët më të suksesshëm të Kosovës, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Indeksonline ka folur për zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga pakot e ndara nga Qeveria Kurti, e deri tek ikja e fuqisë punëtore.

Kelmendi komentoi dy pakot ekonomike të ndara ku i quajti pako sociale.

Këto pakot ekonomike zakonisht unë i quaj pako sociale, të cilat janë shpërndarë për qytetarët dhe si të tilla ato e ndihmojnë konsumin, e ndihmojnë mirëqenien sociale por që praktikisht nuk ndikojjnë në ngritje ekonomike që kemi nevojë dhe në hapjen e vendeve të punës. E ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të prodhimit po qe ato mjete të destinuara shkojnë në blerjen e produkteve të vendit sikur këto pako të kishin qenë pako më qëllim dhe ekskluzivisht të blerjes së produkteve vendore unë besoj që ajo kishte më rritë edhe mirëqenien e të punësuarve, e cila është shumë e domosdoshme, kishte më rritë edhe prodhimtarin ekzistuese por që nuk kishte me ndiku në ngritjen e prodhimtareve të reja”, theksojë Kelmendi. 

Kelmendi foli edhe për ikjen e fuqisë së punëtoreve, ku theksojë se i gjithë problemi qëndron tek taksa doganore, sipas tij nuk ka asnjë vend në botë që sanksionon vendin e tij me doganë.

“Në këtë rast kemi dy lloj përballjesh, përballje psikologjike, ku një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë ndarë mendjen dhe një kohë të gjatë orarit të punës po mendojnë si të largohen nga vendi duke pritur vizat në vazhdimësi, dhe ajo po ndikon në efektin dhe shërbimin ndaj konsumatorëve. E dyta është largimi i të gjithë atyreve që janë në punësim që kanë paga të mira, por edhe që kanë njohuri, e normalisht nuk ka mbetur asnjë degë e ekonomisë së vendit që nuk po preket nga ky largim. Më e keqja është ta vajtosh, nuk mundet e kaluar të ndikojë në të ardhmen, në të kaluarën ka operuar një qeveri tjetër, në të tashmen operon një qeveri tjetër e cila nuk ka pasur kohë që të përgatitët për këto paralajmërime që kanë qenë edhe me herët dhe çdo formë e arsyetimit kjo nuk e ndalë fuqinë punëtore, qeveria ka gjithmonë obligime të pa kompensoheshe. Nëse ne jemi një prodhimtari që duhet të zhvillojë duhet të bëjmë diçka për ta, në duhet të heqim taksen doganore, në mënyre që prodhimtari të zhvillohet, nuk ka shtet në botë që e sanksionon prodhimin e vetë me doganë, ndërsa shtetet tjera përveç që nuk kanë doganë japin edhe subvencionime për eksporte dhe subvencionime për fuqinë punëtore”, bëri të ditur Kelmendi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU