Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtine, është parë një moment sportiv dhe miqësor mes drejtuesve dhe protagonistëve të takimit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka uruar fitoren trajnerit të Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella.
Turqia arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.



