​Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Mustafaj, pas vdekjes tragjike të Xhemajl Mustafajt dhe djalit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik.

Përmes një reagimi publik, Ramosaj tha se lajmin për këtë ngjarje e ka pranuar me pikëllim të thellë.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Ramosaj.

Ai po ashtu ka nderuar kujtimin e viktimave, duke shtuar: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.”

Babë e bir humbën jetën tragjikisht në fshatin Maznik të Deçanit, ndërsa ngjarja ka tronditur familjen, banorët e rrethinë dhe mbarë vendin.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes përveçse janë cilësuar aksidentale deri tani, por KosovaPress ka kërkuar detaje nga për rastin e rëndë në Policinë e Kosovës.

Lajmin për këtë ngjarje tragjike fillisht e bëri Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

 

​Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU