Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron aktualisht në Vancouver, ku po merr pjesë në Asamblenë e FIFA.
Ademi konsiderohet një nga figurat kyçe në procesin e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Në periudhën kur Kosova synonte anëtarësimin në instancat më të larta të futbollit botëror, ai zhvilloi takimin e parë me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, një hap që u vlerësua si moment i rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare përmes sportit.
Agim Ademi Sepp Blatter 1994
Ky takim shënoi nisjen e një faze të re për futbollin në Kosovë, duke hapur rrugën për anëtarësimin dhe përfaqësimin në arenën globale.
Sot, marrëdhëniet e Federatës së Futbollit të Kosovës me udhëheqjen e FIFA vazhdojnë të jenë të konsoliduara, të bazuara në bashkëpunim dhe përkushtim për zhvillimin e futbollit.

Prej më shumë se një dekade, futbolli kosovar është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë, ndërsa përfaqësimi në ngjarje të tilla si Asambleja e FIFA-s dëshmon vazhdimësinë e këtij integrimi./Raporto24/


