Kur nuk e qëllon portën nga pesë metra – gabimi i Haaland i kushtoi Manchester Cityt

Manchester City barazoi si mysafirë me Nottingham Forest me rezultat 1-1, ndërsa ndeshja u shënua me një gabim të pabesueshëm të Erling Haaland, i cili u kushtoi shtrenjtë qytetarëve.

Mysafirët kaluan në avantazh me golin e shkëlqyer të Bernardo Silvas në minutën e 41-të.

Qytetarët kishin rast të shtonin epërsinë në minutën e 68-të, por një gabim i pabesueshëm i Haaland, bëri që rezultati të mos ndryshojë.

Haaland fillimisht goditi traversën, dhe më pas dërgoi topin nga pesë metra mbi portë, pas së cilës kapi edhe kokën, duke e kuptuar gabimin që bëri.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU