Kurti në Gjermani: Kompanitë kosovare janë gati për partneritete evropiane

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila po mbahet në Schloss Bensberg të Gjermanisë.

Në këtë konferencë dyditore, e fokusuar në industrinë, digjitalizimin dhe transformimin teknologjik, Kosova po merr pjesë si Shtet Partner, ndërsa përfaqësues institucionalë dhe kompani kosovare po prezantojnë potencialin e tyre për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në fjalën e tij hapëse, Albin Kurti foli për lidhjet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai theksoi rolin e diasporës kosovare në Gjermani, duke përmendur se rreth 600 mijë qytetarë me prejardhje nga Kosova jetojnë atje dhe janë të integruar në fusha të ndryshme profesionale.

Kurti vuri në pah edhe potencialin e Kosovës në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve, duke thënë se vendi ka një popullsi të re, fuqi punëtore të kualifikuar dhe mbulim të avancuar me internet.

Sipas tij, qarkullimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ka arritur në 1.8 miliardë euro, ndërsa investimet gjermane në Kosovë kapin vlerën e rreth 1.5 miliardë eurove.

Ai u bëri thirrje kompanive gjermane për thellim të bashkëpunimit me bizneset kosovare, duke theksuar se shumë kompani nga Kosova tashmë punojnë sipas standardeve evropiane dhe komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën gjermane

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU