Kush është ‘partneri’ që po e shoqëron Megi Pojanin në Turqi?

Pas përfundimit të “Dancing With The Stars”, Megi Pojani dhe partneri i saj në kërcim Jurgen Balla kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrit.

Madje duket se shoqëria e tyre është aq e ngushtë saqë kanë vendosur të udhëtojnë bashkë drejt turqisë.

Dyshja kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram momente nga më të ndryshmet, duke drekuar dhe darkuar nën shoqërinë e njëri- tjetrit.

Kujtomë se udhëtimet e shpeshta të Megit drejt Turqisë ishin për të parë partnerin e saj Endri Çekiçit, i cili jeton atje. Vetëm pak kohë më parë, folëm për marrëdhënien e ndërlikuar të Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares.

Dyshja që muajt e fundit u shndërruan në kryefjalën e mediave rozë, po kalonin një periudhë të vështirë. Në disa muaj që ka kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie.

Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit. Endri Çekiçi zgjodhi të festonte me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësi

Por sigurisht, në këtë festë nuk ka mungoi edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU