Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e UÇK-së në Zonën e Llapit, Latif Gashi, ka shprehur publikisht mbështetjen për bashkëluftëtarin e tij, Rrustem Mustafa – Remi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi publik, Gashi vlerësoi rolin dhe kontributin e Mustafës në periudha të ndryshme historike të vendit, duke theksuar bashkëpunimin e tyre ndër vite.
“ Në çdo proces historik që kaloi atdheu ynë, gjithmonë bashkë me Rrustem Mustafën – Remin. Krenari që e kemi në listën e PDK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bashkë në UÇK, bashkë në TMK, bashkë në shtetndërtim”, ka shkruar Gashi.
Rrustem Mustafa – Remi do të garojë me numrin 15 në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet parlamentare./Raporto24/








