Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe zyrtarë të tjerë të partisë morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të Ilmi Ramadanit.
Në homazhet e mbajtura u vlerësua jeta dhe veprimtaria e tij, nga angazhimi në ilegalitet, burgjet politike, radhët e UÇK-së, e deri te ndërtimi i institucioneve të Kosovës.
“Ilmiu mbeti gjithmonë i përkushtuar ndaj atdheut. Kosova humbi një personalitet të rrallë të rezistencës dhe shtetndërtimit, të cilin do ta kujtojmë përjetësisht me respektin më të lartë,” u tha në mesazhin e ngushëllimit.
Ngushëllime të thella u shprehën për familjen, miqtë dhe gjithë popullin e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!











