Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku një person ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.
Sipas informacioneve që ka siguruar IndeksOnline, viktima është Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdon Hasanramaj. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për IndeksOnline se rasti është raportuar rreth orës 13:43.
“Sot, rreth orës 13:43, Policia është informuar se në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një person ka mbetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht nga djali i tij. Policia dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Rugova./Raporto24/
Vdekje e dyshimtë në Strellc të Deçanit, dyshohet se personi mori plumb nga një tjetër person





