Vdekje e dyshimtë në Strellc të Deçanit, dyshohet se personi mori plumb nga një tjetër person

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.
Burime të Raporto24 bëjnë të ditur se personi dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Rasti është zbuluar në bjeshkët e Strellcit.
Raporto24 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person i mbuluar.
Policia dhe ekipet e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin./Raporto24/

Mësohet identiteti i viktimës në Deçan: Dyshohet se djali e vrau aksidentalisht babanë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU