“Momenti kur ambasadori shqiptar Petrit Malaj i tregon bashkëshortes dhe vajzës së Ilir Konushevcit se Hazir Malaj është kushëri i tij(Video)

Sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, u bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, të cilët u vranë në një pritë në fshatin Miliskaj të Bajram Currit, 28 vite më parë në Shqipëri, shkruan Raporto24.
Në homazhe morën pjesë personalitete politike, ish-ushtarë të UÇK-së, si dhe bashkëluftëtarë e kolegë të Ilir Konushevcit,shkruan Raporto24

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Gjatë një bisede me bashkëshorten e Ilir Konushevcit, Luljeta Ramadani Konushevci, ambasadori tregoi se dëshmori Hazir Mala ishte kushëri i tij.
“Hazir Malën e kam pasur kushëri. Në atë ditë kritike, unë bashkë me babanë kemi shkuar në vendin ku u vranë Ilir Konushevci dhe Hazir Mala”, u shpreh ambasadori Malaj.
Ai tha se rënia e tyre ishte e papritur dhe një goditje e madhe për UÇK-në./Raporto24/

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU