Në Prishtina u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Federatës së Pingpongut të Kosovës, ku u zgjodh kryetari dhe Bordi i ri Ekzekutiv.
Nga 38 delegatë me të drejtë vote, në kuvend morën pjesë 36. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë për Rini dhe Sport. Punimet e kuvendit u hapën nga komisioni i përkohshëm për organizimin e zgjedhjeve, i përbërë nga Sheremet Hoti, Besim Hajdari dhe Ridvan Hashani.
Dy kandidatët për kryetar, Nehat Çitaku dhe Ylli Maloku, prezantuan programet e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të delegatëve.
Pas procesit të votimit, me 20 vota të fituara, më 15 prill kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës u zgjodh Nehat Çitaku.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Çitaku falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se do të angazhohet për ngritjen e nivelit të pingpongut në vend, me fokus në cilësi dhe transparencë.
Anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv janë:
Ardian Lamaxhema
Besim Hajdari
Bjondina Hasani
Gani Pireva
Nita Baymak
Riana Canhasi
Shega Hashani
Sheremet Hoti
Jahja Termkolli


