Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im…

Vetëm pak ditë pasi ka nisur prime-i i Big Brother VIP Albania, një detaj i pathënë më herët ka dalë në dritë dhe ka befasuar si banorët, ashtu edhe publikun, shkruan Raporto24.

Në një video surprizë të shfaqur brenda shtëpisë, u zbulua se personi i parë që kishte shkelur në ambientet e BBVA-së nuk ishte Miri, siç ishte menduar deri më tani. Bëhet fjalë për prezantuesin Stenaldo Mëhilli, i cili është i verbër dhe ka hyrë më herët në shtëpi për t’u njohur me hapësirat dhe për t’u ambientuar me to.

Pamjet shkaktuan reagime të forta emocionale te banorët. Disa prej tyre u prekën thellë dhe nuk arritën t’i përmbanin lotët, duke shprehur hapur empatinë dhe mbështetjen për Stenaldon.

Ky moment i veçantë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e lojës, duke sjellë një qasje më njerëzore mes banorëve dhe duke krijuar një atmosferë ndryshe në shtëpinë më të famshme në vend.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU