Nuk do ta besoni, kështu dukej Benita para famës

Reperja Benita Zena mbrëmë befasoi publikun me hyrjen e saj në “BBVK”.

Për ata që nuk e kujtojnë, Benita ka qenë pjesë e tregut muzikor që në moshë shumë të re dhe është njohur për stilin e saj të veçantë artistik, shkruan Raporto24.

Me rikthimin e saj në vëmendje, vërehet qartë se reperja ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje. Krahas buzëqeshjes me dhëmbë “diamant”, ajo ka transformuar edhe look-un e flokëve dhe disa elemente të fytyrës, duke sjellë një imazh më modern dhe më të guximshëm.

Hyrja e saj në shtëpinë e “BBVK” ka ngjallur interes të madh dhe ka rikthyer diskutimet rreth evoluimit të saj artistik dhe estetik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU