Pamje: Pronari e hedh në erë veturën Tesla shkaku i kostos për ndërrimin e baterisë

Një pronar i zemëruar i një veture Tesla në Finlandë e ka hedhur në erë automjetin e tij me rrymë, bashkë me një kukull të pronarit miliarder të kësaj kompanie, Elon Musk, për të protestuar për konston e ndërrimit të baterisë.

Tuomas Katainen e hodhi në erë veturën “Tesla Model S” të vitit 2013 me rreth 30 kilogramë dinamit, pasi bateria e saj kolapsoi dhe ai u përball me një faturë prej rreth 20.000 eurosh.

Në vend se t’i përgatiste të hollat, i riu finlandez i kontaktoi disa djem që publikojnë video në YouTube për t’ia hedhur veturën në erë. Çmimi i kësaj veture në treg është rreth 100.000 dollarë, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Foto: Triangle News

Tesla dhe pronari i saj janë përballur me një valë ankesash për koston e ndërrimit të baterisë. Palët e treta të shërbimeve për vetura kanë ofruar ndërrim të baterisë për çerekun e kostos që e kërkon prodhuesi.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU