Zhvillime të reja po komentohen brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, shkruan Raporto24.
Pas përfundimit të raportit me Dolcen, vëmendja është zhvendosur te afrimiteti i Eduard Kuçit me Bia Khalifën.
Dyshja është filmuar nga kamerat e shtëpisë teksa ndanin të njëjtin shtrat, pamje që kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Në video të publikuara, ata shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit nën batanije, duke shtuar dyshimet për një raport më të afërt mes tyre.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e spektaklit të ngrejnë pyetje të ndryshme për këtë moment intim mes Edit dhe Bias.


