Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur në kërkim të dyshuarën Blerina Maloku.
Sipas njoftimit zyrtar, Blerina Maloku, e lindur më 21 shkurt 2004, shqiptare/kosovare dhe me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale:
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me kërkesë të Prokurorisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë ka publikuar fotografitë e të dyshuarës dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e saj.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarës ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose përmes linjave zyrtare të Policisë së Kosovës./Raporto24/





