Rita Ora e ulur pranë Novak Gjokoviqit ndjek Kampionatin Botëror të ragbit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkaktuar një tjetër skandal që do të zemërojë popullin shqiptar.

Pak muaj pasi aksidentalisht flamuri i Serbisë ra në dorën e saj gjatë një koncerti në Hungari, kësaj radhe ajo është fotografuar pranë një prej figurave më anti-shqiptare.

Bëhet fjalë për tensistin serb me famë botërore, Novak Gjokoviq, origjina e së cilit është gjithashtu nga Kosova.

Dyshja janë fotografuar bashkë në arenat e ndeshjes së Zelandës së Re kundër Afrikës së jugut, në kuadër të Kampionatit Botëror në Ragbi.

Gjokoviq shquhet si një prej figurave më anti-shqiptare, i cili disa herë ka shfrytëzuar famën e tij për të bërë thirrje politike dhe shprehur qëndrime kundër Kosovës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU