Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën, theksoi Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.
Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind. Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.
Në konferencën e përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Kosova po hynë në një dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike. Ministri Murati është deklaruar edhe për çështjen e Trustit.
Di Bella pranoi se bankat komerciale në Kosovë kanë rritur normat e interesit për kredi.
“Inflacioni ka shkaktuar vështirësi për ekonomitë familjare dhe për bizneset. Njëjtë ashtu ka shkaktuar vështirësi edhe për qeverinë, sepse janë rritur kostot për investime dhe ky është fakt që ka kontribuar gjithashtu në një ngadalësim të aktivitetit ekonomik gjatë këtij viti. Në anën tjetër sektori financiar ka mbetur mirë i kapitalizuar në anën tjetër rritja për normat e politikave në eurozonë dhe shtrëngimi i kushteve ka filluar të ndjehet edhe në sektorin bankar në Kosovë, ku normat e kredi-dhënies kanë pësuar ndryshim dhe rritje… Për këtë vit parashikimi është 2-3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm 3-4 për qind”, theksoi Di Bella.
Linku i plot⬇️