Mbrëmjen e sotme, ajo që njihet si “treni i satelitëve” të kompanisë amerikane SpaceX, që njihen si Starlink, kanë përshkuar qiellin e Kosovës.
Pamjet që po i shihni më poshtë janë shkrepur nga fshati Letanc i komunës së Podujevës.
Sipas faqes që monitoron lëvizjet e satelitëve të Starlink, “treni” ka kaluar mbi Kosovë në orën 17:00
Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë ka konfirmuar kohë më parë se shërbimet satelitore të kësaj kompanie do të funksionalizohen në dhjetorin e sivjetmë në vendin tonë.
Starlink është kompani që ofron internet satelitor në mbi 100 shtete dhe territore dhe zotërohet prej kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, të miliarderit Elon Musk.
Ndiqni pamjet: