Për orën 23:00 është caktuar vazhdimi i katërt i seancës për zgjedhjen e presidentit. Fillimisht seanca nisi në orën 10:00, por në mungesë kuorumi kryeparlamentarja e shtyu për në orën 14:00. Të njëjtën e bëri edhe në vazhdimin e dytël, duke e shtyrë për ora 19:00, me arsyetimin se po i pret deputetët e opozitës, për çka tha se e kanë obligim pjesëmarrjen. E u shty sërish për në ora 23:00. Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare. Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese. Çdo zhvillim para, gjatë dhe pas kësaj seance, por edhe për ditën vendimtare – mund t’i gjeni këtu





