​SHBA-ja dhe Irani diskutojnë rundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes

SHBA-të po zhvillojnë diskutime me Iranin rreth një raundi të dytë negociatash për armëpushim, por ende nuk është planifikuar asgjë , sipas BBC-së.

Kjo vjen ndërsa një delegacion nga Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës, ka mbërritur në Teheran – ja të rejat më të fundit mbi bisedimet që synojnë t’i japin fund konfliktit.

Më parë, ushtria iraniane kërcënoi me anijet në Gjirin Persik, Detin e Kuq dhe Gjirin e Omanit nëse bllokada detare amerikane vazhdon.

Bllokada amerikane e porteve iraniane filloi të hënën dhe ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk kaloi nëpër të në 48 orët e para – BBC Verify analizon se sa anije po kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump thotë se Kina është “shumë e lumtur” që “po e hap përgjithmonë” ngushticën, duke pretenduar se po e bën këtë për ta “dhe për botën”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU