Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 08:30.
“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë, ndërsa policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Raporto24 kishte raportuar që në mëngjes për këtë shpërthim, ndërsa më poshtë ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.





