​Stërvitje në Kroaci, mijëra ushtarë të shteteve të NATO-s, merr pjesë edhe FSK-ja

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, mori pjesë në një ushtrim të përbashkët ushtarak në Kroaci, ku morën pjesë mijëra ushtarë kroatë dhe nga vende të ndryshme të NATO-s.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se me ftesë të shtetit kroat ka ndjekur sot nga afër këtë ushtrim të përbashkët ushtarak.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, shkroi Maqedonci.

Stërvitja “Combat Power 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit, zgjati 11 ditë dhe u realizua në terrene sfiduese dhe në kushte të temperaturave të larta. Gjatë ushtrimeve u demonstruan operacione të integruara luftarake ajrore dhe tokësore, duke simuluar skenarë luftarakë për mposhtjen e forcave armike dhe duke vënë në pah nivelin e lartë të koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU