Në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, në orët e para të mëngjesit sw djeshëm, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një auto salloni.
Sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, të cilët dyshohet se po lëviznin me një motoçikletë, kanë shtënë me armë zjarri drejt objektit.
Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura si dhe katër xhama të objektit, ndërsa vlera e dëmit material ende nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.





