Një person ka mbetur i lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur dje në mesditë në Lipjan.
Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar është sulmuar nga tre persona të mitur, ku njëri prej tyre e ka goditur me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 24 orë





