“Tik tak”, Mustafa ndan foto me Vjosa Osmanin – Çka po paralajmëron deputeti i LDK-së?

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka ndarë një postim të tij të para disa viteve, përkatësisht atë të vitit 2019, ku shihet bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Pak orë më parë pasi KosovaPress raportoi për një takim Abdixhiku-Osmani, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa u rikthye në kohë me një postim në Facebook.

Mustafa postuar fotografi bashkë me Osmanin, më mbishkrimin “Tik-tak…”.

Ky postim i Besian Mustafës ishte bërë në gusht të vitit 2019 me mbishkrimin “Duke përpiluar strategjinë fituese!”.

Sot, në mëngjes, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët – konsensual, për president.

Megjithatë, PDK-ja tashmë e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti garanci për sigurimin e 66 votave nga partia e tij në rast se LDK-ja propozon Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU