Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës.
Në komunën e Podujevës është raportuar se viktima femër ka pësuar dhunë psikike nga djali i saj i cili ende gjendet në arrati. Rasti po hetohet nga policia.
Ndërsa, në Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër me të cilën po bashkëjetonte.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me datë 6 prill, kishte ndodhur edhe një rast në Mitrovicë të Veriut i cili është raportuar dje.
Në këtë rast ka pasur mosmarrëveshje për shfrytëzim të banesës në mes familjarëve.
Edhe ky rast është duke u hetuar.





