Tuchel pas humbjes: U bëmë pasivë pasi pasi shënuam

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit 2-1 nga Argjentina në gjysmëfinalen e Botërorit, duke pranuar se skuadra e tij u tërhoq më shumë se ç’duhej pas shënimit të golit.

“Jemi të zhgënjyer. Ishim shumë afër, por u bëmë tepër pasivë pasi shënuam dhe pësuam shumë raste. Nuk arritëm ta kontrollonim posedimin e topit dhe lejuam shumë krosime e goditje,” deklaroi Tuchel për BBC One.

I pyetur për vendimet e tij taktike dhe ndryshimet në formacion gjatë lojës, trajneri gjerman mori përsipër fajin për humbjen, duke treguar se u mundua vetëm të ndihmonte lojtarët në fushë.

“Sigurisht, përgjegjësia bie mbi trajnerin dhe, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është e lehtë të thuhet se ishte gabim. E kuptoj që tani ka diskutime; ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë më mirë se si duhej bërë,” përfundoi Tuchel.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU