Kanë vdekur dy fëmijë e babai i tyre nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç, e babai i moshës 35-vjeçare.
“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha ai.
E, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:55, kur Policia u njoftua për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha ai.
Ai bëri me dije se Policia ndodhet në vendngjarje.





