Fasada e një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën tek Farmacia 10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri apo shkaqet e rënies së zjarrit, raportoi Euronews.
E gjithë zona është nën pushtetin e tymit pë shkak të zjarrit që ka përfshirë fasadën e pallatit në zonën e ‘5 Majit’.





