No menu items!

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 22-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar trendeshje mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat 2-0.

Kampioni në fuqi, Ballkani është ndalur në shtëpi me barazim 1-1, nga Dukagjini.

Fitore ka shënuar edhe Gjilani, duke e mposhtur me rezultat 1-0 Trepçën ’89.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 48 pikë, e ndjekur nga Drita me 44 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës është ngritur në vendin e katërt me 30 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 22 pikë, Ferizaji me 21, kurse Drenica është në pozitën e fundit me 20pikë./Rapoeto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.