No menu items!

FFK përkrah presidentit Infantino në Kongresin e 73 të FIFA-s

Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror.

Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar. Në këtë Kongres, FFK përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.

FFK vlerëson punën e mirë të presidentit Infantino dhe e sheh atë si njeriun e duhur në krye të futbollit botëror. Ky i fundit ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjët dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.
FFK është krenare për bashkëpunimin e saj të ngushtë me FIFA-n dhe presidentin Infantino, i cili vitin e kaluar e vizitoi vendin tonë, duke  nxitur kësisoj edhe më shumë zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi i mirë me FIFA-n ka sjellë ndryshime të rëndësishme në futbollin tonë dhe sukseset e arritura janë falë punës së përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n.

FFK e uron Gianni Infantinon për mandatin e ri, duke besuar thellësisht se ai do të vazhdojë të bëjë një punë të jashtëzakonshme për zhvillimin e futbollit kudo në botë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.