Llapi e barazon rezultatin me Fushë Kosovën

Llapi e ka barazuar rezultatin me Fushë Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së futbollit.

Llapjanët barazuan në 1:1 me anë të Ahmed Januzit, pas shumë tentimesh, shkruan “Gazeta Express”.

Vendësit e qëlluan shtyllën dy herë në pjesën e parë, ndërsa mundi iu shpërblye në minutën e 60-të.

Nga ana tjetër, Fushë Kosova e kishte mbyllur 45 minutëshin e parë në epërsi falë golit të realizuar nga Urim Statovci në minutën e 16-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër të kësaj xhiroje mes Lirisë dhe Dukagjinit, rezultati është ende i barabarta pa gola, 0:0. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU