No menu items!

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni të pushuar”. Drejtori shkarkon 900 punonjës në Zoom

Vishal Garg, CEO i “Better.com”, një kompani amerikane huadhënësve, shkarkoi nga detyra 900 punëtorë përmes një telefonate në grup. Më vonë, kompania njoftoi se kishte shkurtuar rreth 9% të stafit pak ditë para pushimeve të fundvitit.

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni pjesë e një grupi të pafat që po largohet nga puna”, tha Garg në videotelefonatën e tij, të parë nga CNN Business. Më pas, ai u tha punonjësve se do të merrnin edhe një e-mail sqarues nga Burimet Njerëzore, për përfitimet dhe shpërblimet.

“Është e vështirë të shkarkosh njerëz nga puna, sidomos në këtë periudhë të vitit”, tha drejtori i Financave të kompanisë, Kevin Ryan, për CNN Business. “Por pasqyrat financiare na detyruan që të merrnim këtë vendim”.

Garg tha se arsyet e shkarkimit masiv nga puna ishin performancë dhe produktiviteti, por revista “Fortune” raportoi se ai kishte akuzuar punonjësit se kishin “vjedhur” klientët e njëri-tjetrit dhe se ishin dembelë që punonin vetëm dy orë në ditë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.