Një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka ndodhur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, shkruan Raporto24.
Dy banorët, Limi dhe Dolce, janë parë duke bërë dush së bashku, një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat dhe ndjekësit e formatit.
Gjatë momentit, afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm, ndërsa disa gjeste të Limit ndaj Dolces u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta.
Skenat u interpretuan nga publiku si shenjë e një raporti gjithnjë e më të afërt mes dyshes, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitetin dinamikave brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Video: https://www.instagram.com/reel/DTZ-fJiDnPt/?igsh=MTdjaXJ6eHBnZXU4cw==


