Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës, ArchDaily. Kështu ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja. Sipas tij, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes. “Ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore”, ka shkruar ai në Facebook, raporton KosovaPress. Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh. Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën. Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike, shkruan atsh, transmeton KosovaPress. Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.

Skuadra e Llapit e ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe tashmë është rikthyer në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, trajneri Tahir Batatina ka bërë një shkrim falënderues për të gjithë që ishin pjesë e klubit dhe e këtij udhëtimi, shkruan Indeksonline

Batatina thotë se skuadra e tij është e gatshme për gjysmën e mbetur të sezonit në futbollin kosovar.

“E përfunduam me krenari fazën përgatitore në Antalya të Turqisë — një rrugëtim i mbushur me sakrificë, përkushtim dhe zemër. Bashkë me stafin dhe djemtë tanë bardh e kaltër, dhamë gjithçka, pa kursyer as pikën e fundit të energjisë, për të marrë ngarkesat e duhura sportive dhe për t’u përgatitur maksimalisht për sfidat që na presin në kampionat”, shkruhet në një pjesë të shkrimit nga trajneri Batatina

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU