Manchester United do të presë Tottenham këtë të shtunë në Old Trafford, dhe trajneri i përkohshëm Michael Carrick foli për sfidën dhe skuadrën. Ai përshkroi takimin e parë me trajnerin e Spurs, Thomas Frank: “Ishte hera e parë që takoja Frank-un, por bëmë një bisedë shumë të mirë rreth futbollit dhe ideve. E pashë shumë mikpritës dhe e shijova bisedën.”
Sipas OneFotball, Carrick komentoi edhe performancën e skuadrës dhe situatën me lëndimet: “Fitoret e para tre ndeshjeve kanë qenë të shkëlqyera. Mason është më afër rikuperimit sesa De Ligt. Matta po rikuperohet hap pas hapi dhe jemi pozitivë.” Ai shtoi se skuadra mbetet e fokusuar: “Të gjithë janë të fokusuar dhe po përpiqemi të përmirësohemi.”
Duke folur për historinë e klubit dhe përkujtimin e katastrofës së Mynihut, Carrick tha: “Është një përgjegjësi të njohësh historinë e klubit dhe të kuptosh atë që ndodhi më parë. Tragjedia e Mynihut është pjesë e madhe e historisë së klubit dhe duhet ta kujtojmë dhe respektojmë atë.”





